Malishevë: Vidhen 9 mijë e 200 euro si dhe stoli ari me vlerë 10 mijë euro në një shtëpi
Një vjedhje ka ndodhur dje në fshatin Astrazub të Malishevës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia njofton se persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi nga një dritare në këtë fshat dhe nga aty kanë vjedhur 9 mijë e 200 euro si dhe stoli ari me vlerë 10 mijë euro.
“Fsh. Astrazub, Malishevë 07.02.2024. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, nga një dritare dhe nga aty kanë vjedhur 9.200 euro dhe stoli ari me vlerë 10.000 euro”, thuhet në raportin policor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.
Ndërsa, nuk raportohet për të arrestuar.
(Kosova Sot Online)