Lexoni edhe:
Deputeti i PDK-së zbulon shifra alarmante, më shumë se 3100 profesionistë shëndetësorë kanë ikur nga Kosova
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe arrestimin e një të dyshuari për “Vjedhja e rëndë”, transmeton "Kosova Sot Online ".
Policia ka shpërndarë disa pamje nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë.
“Me datë 14.12.2023 rreth orës 12:00 ne Rr. Mulla Nura ne Suhareke në Lokalin ,,Halili Agentur,, nga persona të pa njohur ka ndodhur një vjedhje e rëndë, sendet e vjedhura arrijnë vlerën 6000 euro. Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarit, mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij.
Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online )