Krasniqi pasi s’kaloi Rezoluta për uljen e çmimit të rrymës, “S’u bëhet vonë për ankesat e qytetarëve”
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pasi nuk është miratuar në Kuvendin e Kosovës Rezoluta për anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike, meqë kanë abstenuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Është vërtetë i turpshëm dështimi i miratimit të Rezolutës së propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, përmes së cilës kemi kërkuar anulimin e vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe heqjen e bllok-tarifës”, shkroi ai në Facebook.
“Natyrisht, atyre që e mbrojnë në çdo mënyrë e me çdo kusht Martin Berishajn e Nagip Krasniqin, nuk iu bëhet vonë për ankesat e shumë konsumatorëve që kanë pranuar e paguar fatura me çmime enorme përgjatë këtij dimri”.
(Kosova Sot Online)