Krasniqi jep detaje për drogën në Leposaviq
Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi, në një intervistë është pyetur edhe për videot e publikuara në media ku nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit bashkë me një person tjetër shihet duke konsumuar narkotikë brenda objektit të Komunës së Lepsoaviqit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Krasniqi ka thënë se ka biseduar me kryetarin Lulzim Hetemi për këtë çështje dhe thotë se vetë Hetemi ka dyshime se një pjesë e madhe e asaj që ka dalë në media s’ka ndodhur brenda Komunës së Leposaviqit.
“S’kemi kompetencë me marrë vendim për këto supozime. Videot i kam parë. Rezervohem ti komentojë derisa të kuptojmë për vërtetësinë e tyre. Kam biseduar me kryetarin dhe ai ka dyshimet e tij se një pjesë e madhe nga ajo që është prezantuar, nuk është fare në Komunën e Lepsoaviqit. Por presim hetimet dhe pastaj mund të flasim.
Kryetari ka marrë vendim për largimin e nënkryetares. Për të tjerat mund ta pyesni kryetarin”, ka thënë Krasniqi.
(Kosova Sot Online)