Ambasadori rus në Serbi me propagandë rreth dinarit, pretendon se ka për synim spastrimin etnik

  • E.k /
  • 09 February 2024 - 09:54
Ambasadori rus në Serbi me propagandë rreth dinarit, pretendon se ka për synim spastrimin etnik

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Borcan Harchenko ka propaganduar për ndalimin e dinarit serb në Kosovë duke e lidhur me “spastrimin etnik” të serbëve.

Ai ka vazhduar kështu narrativën ruse në një intervistë të dhënë për “Sputnik Srbija”.

Kjo propagandë e tij gjeti shtrirje edhe në mediume tjera si në “Politica.rs” dhe “Kosovo Online”.

Bocan Harchenko për situatën në Kosovë: “Po ndalojnë dinarin për të dëbuar popullin serb. Ne shohim se kujtesa e serbëve po fshihet deri në çështjet financiare. Situata është jashtëzakonisht e dhimbshme. Janë marrë masa për dëbimin e popullit serb dhe vendosjen e shqiptarëve. Ndalimi i dinarit është një nga masat më të këqija në lidhje me sistemin financiar në pjesën veriore të Kosovës. Kjo është edhe ndihma e Beogradit, pa të cilën serbët atje poshtë nuk mund të jetojnë. Nëse flasim për monedhën që ka të drejtë të jetë atje, pjesa veriore e Kosovës është e Serbisë, se prandaj dinari serb ka të drejtë të ekzistojë”, tha Harchenko.

Deklaratat propaganduese të ambasadorit rus, Bocan Harchenko janë në përputhje të plotë me narrativen e Ministrisë së Jashtme të Rusisë. Kujtojmë se ditë më parë i pari i këtij dikasteri në Rusi, Aleksandër Lavrov foli sic pretendondte ai për  “eksplodimin e çështjes shqiptare” dhe disa herë e përmendi “spastrimin etnik”. Me këtë narrative vazhdoi në brifingun me gazetarët, edhe zëdhënësja Maria Zakharova.

Në Serbi i pari që nxiti këtë propagandë ishte ish-koordinatori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë, Nebojsha Qoviq, pastaj presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, i cili të mërkurën në emisionin “Qirilica” në televizionin “Happy” pretendoi se me djegien e një shtalle në Kamenicë “shqiptarët po dëshirojnë të bëjnë spastrim etnik”. /Geopost

(Kosova Sot Online)