Maqedonia e Veriut demanton “atentatin” ndaj Albin Kurtit: Nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj tij
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut ka mohuar se ka pasur ndonjë tentim atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Maqedoni të Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.
Tony Angellovski ka thënë se sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë.
“Ju njoftojmë se gjatë vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Shkup, nuk ka pasur asnjë tentim për atentat ndaj tij. Sa i përket sigurisë gjatë vizitës së kryeministrit Kurti, ajo është e organizuar sipas rregullave të paracaktuara dhe vlerësimeve të sigurisë”, tha Angellovski.
(Kosova Sot Online)