Një grua gjendet e vdekur në Drenas
Një femër është gjetur pa shenja jete në Drenas, përcjell “Kosova Sot Online”.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.
“Gllogoc. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)