Lexoni edhe:
Kryeministri grek në Beograd : Qëndrimi ynë s’ka ndryshuar, dialogu rruga e vetme
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se 129 pjesëtarë të FSK-së e kanë ndërprerë shërbimin në ushtri gjatë vitit 2023, transmeton "Kosova Sot Online ".
Maqedonci tha gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Siguri tha se në total 221 pjesëtarë janë larguar nga FSK-ja vitin e kaluar.
“Sa i përket daljeve, gjatë vitit 2023 gjithsej janë larguar 221 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke përfshirë pjesëtarët aktivë, rezervë dhe nëpunës civilë. Këtu hyn edhe pensionimi i rregullt, që janë 59 pjesëtarë. Pensionim jo i rregullt: dy civilë, pensionim pas arritjes së moshës: 14 pjesëtarë, ndërprereje vullnetare të shërbimit kanë pasë 129 pjesëtarë, ndërprerje vullnetare të shërbimit të rezervës: 4, ndërprerje vullnetare të shërbimit, një civil, shkarkim nga shërbimi ka qenë një, kanë humbur statusin e pjesëtarit të FSK-së 2 pjesëtarë dhe largim nga bordi, kemi pasë 7 si dhe dy pjesëtarë…”, tha Maqedonci.
Kryeministri grek në Beograd : Qëndrimi ynë s’ka ndryshuar, dialogu rruga e vetmeLexoni edhe:
Kryetari i Komisionit, deputeti Bekë Berisha e ndërpreu. “Ndalemi qe këta që e kanë lëshu. Që nuk janë pensionistë por e kanë lëshu”.
“Arsyet janë të ndryshme, duke filluar nga mirëqenia, pra nga aspekti i pagës, te mundësitë që u ofrohen jashtë institucionit”, tha ministri, duke u përgjigjur.
“Ky nuk është trend vetëm te ne, është trend global. Të gjitha ushtritë aktualisht janë duke u ballafaquar me mbajtjen e personelit, kjo edhe për faktin që në kuadër të ushtrisë, si oficerët, gjithashtu nënoficerët dhe ushtarët zhvillojnë shkathtësi të veçanta, marrin trajnim të veçantë i cili shpesh u mundëson atyre të bëhen subjekt gjuetie nga kompanitë e ndryshme jashtë institucionit, duke përfshi edhe institucionet shtetërore”, tha Maqedonci.
Ministri tha se ka pasur “edhe lëvizje në Policinë e Kosovës prej Forcës së Sigurisë së Kosovës”.
“Jo gjithmonë për shkak të mirëqenies, shpesh edhe për shkak të mundësive që u ofron ushtrimi i profesionit të tyre edhe në strukturat tjera”, tha ai.
“Unë po e shoh shqetësuese ende këtë çështjen e mbajtjes së personelit dhe do të jetë shqetësuese edhe për vitet me radhë”, tha Maqedonci.
(Kosova Sot Online )