Pas shiut dhe breshërit raportohet për përmbytje në Dubai

  • A.P /
  • 12 February 2024 - 16:16
Pas shiut dhe breshërit raportohet për përmbytje në Dubai

Banorët e Abu Dhabit dhe Dubait si rrallë herë janë zgjuar herët këtë të hënë nga zhurma e rrufeve, bubullimave dhe shirave të rrëmbyeshëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Që pa gdhirë pjesë të ndryshme të Abu Dhabit u zbardhën nga breshri, ndërsa Qendra Kombëtare e Meteorologjisë ka lëshuar një alarm kuq për të paralajmëruar për më shumë shira deri në orën 18:00.

Rrymat perëndimore kanë bërë që vendpushimet luksoze të Lindjes së Mesme të përshkohen si rrallë herë nga masa ajrore të ftohta dhe moti me shi të rrëmbyer.


(Kosova Sot Online)