Kurti: Serbia e ka shkelur marrëveshjen e arritur para një viti
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se e ka të vështirë të procedojë me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe kur Serbia nuk po pranon ta nënshkruajë marrëveshjen, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kurti tha në një intervistë për mediumin amerikan, Bloomberg se Serbia e ka shkelur marrëveshjen e arritur para një viti dhe aneksin e zbatimit të dakorduar në Ohër në mars të vitit të kaluar.
“Kështu që për mua është shumë e vështirë të procedoj më tej kur ata nuk e nënshkruajnë marrëveshjen, nuk e respektojnë dhe në fund dërgojnë një letër ku thonë se nuk e respektojnë më”, tha ai.
Marrëveshja konsiderohet si ligjërisht obligative nga bashlësia ndërkombëtare, e cila e sheh si çështje urgjente themelimin e Asociacionit.
(Kosova Sot Online)