Malishevë: Djali e pengon babanë që ta shes një pronë, e aksidenton me veturë dhe e bën për spital
Dje në Malishevë, një person dyshohet se fillimisht e ka penguar babanë e tij që ta shes një pronë, e më pas ka shkaktuar edhe aksident trafiku me veturë, duke e goditur veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima pasi që ishte nisur në drejtim të stacionit policor për ta denoncuar të dyshuarin, përcjell “Kosova Sot Online”.
Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Malishevë 13.02.2024-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka penguar viktimën mashkull kosovar-babanë e tij që të bëjë shitjen e një prone (të viktimës) duke dëmtuar pronën dhe po ashtu dyshohet se ka shkaktuar edhe aksident trafiku me veturë, duke e goditur veturën të cilën ishte duke e drejtuar viktima pasi që ishte nisur në drejtim të stacionit policor për ta denoncuar të dyshuarin. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim.
(Kosova Sot Online)