Brezovicë: Vdekja e turistes amerikane e cila dyshohet se është zënë nga orteku i borës, policia del me detaje
Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje të reja për vdekjen e shtetases së Amerikës në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Viktima sipas bashkëshortit të saj (shtetas britanik), me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Qendra e Skijimit, Brezovicë 13.02.2024 – 15:35. Një femër shtetase Amerikane është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit pa shenja jete në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Viktima sipas bashkëshortit të saj (shtetas britanik), me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)