Publikohen të dhëna lidhur me martesat dhe divorcet në shtetet e Europës

  • A.P /
  • 14 February 2024 - 22:30
Publikohen  të dhëna lidhur me martesat dhe divorcet në shtetet e Europës

Eurostat ka ripublikuar të dhëna lidhur me martesat dhe divorcet në shtetet e Europës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Që nga viti 1964 (viti i parë për të cilin disponohen të dhëna), norma bruto a martesave në BE ka rënë me më shumë se 50% në terma relativë. Nga 8.0 për 1000 persona që ishte ky tregues në 1964 ka zbritur në 3.9 në 2021-ën.

Tendenca rënëse është ndërprerë nga disa periudha në 1989 (6.4), 2000 (5.2), 2007 (5.0) dhe 2018 (4.5).

Rënia e vërejtur midis 2019 (4.3 për 1 000 persona) dhe 2020 në shkallën bruto të martesave mund të interpretohet si një nga shenjat e efektit të pandemisë COVID-19 në zhvillimin e popullsisë së BE-së. Më pas, mund të vërehet një rritje në normën bruto të martesës për të arritur në 3.9 në vitin 2021.

Ndërsa martohen më pak, europianët divorcohen më shumë. Në të njëjtën periudhë, shkalla bruto e divorcit është dyfishuar, duke u rritur nga 0.8 për 1 000 persona në 1964 në 1.7 në 2021.

Shkalla e divorcit arriti kulmin më 2006 (2.1) dhe ka ardhur duke u ulur pak që atëherë. Një pjesë e kësaj rritjeje mund të jetë për shkak të faktit se në disa shtete anëtare të BE-së divorci u legalizua gjatë kësaj periudhe (për shembull, në Itali, Spanjë, Irlandë dhe Maltë).

(Kosova Sot Online)