Antony Blinken sot do të vizitojë Shqipërinë

  • E.k /
  • 15 February 2024 - 07:51
Antony Blinken sot do të vizitojë Shqipërinë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot do të vizitojë Shqipërinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Blinken do të zhvillojë një vizitë disa orëshe në Tiranë, ku do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 16.00-19.00.

Pjesë e takimeve të Blinken do të jetë edhe ajo me presidentin Bajram Begaj dhe me të rinjtë shqiptarë të cilët janë pjesë e programeve që SHBA financon në vendin shqiptar.

(Kosova Sot Online)