Vdes gruaja 108 vjeçare më e vjetër në Mitrovicë
Dje ka ndërruar jetë gruaja më e vjetër në Mitrovicë, gjyshja 108 vjeçare Bahtije Idrizi, përcjell “Kosova Sot Online”.
E ndjera ishte gjyshja e drejtoreshës së Kulturës në Komunën e Mitrovicës, Valdete Idrizit.
Lajmin e hidhur e kanë dhënë familjarët, duke njoftuar se varrimi i së ndjerës do bëhet sot, ndërsa për kohën do të njoftojnë me kohë.
Njoftimi i plotë:
Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi.
Familjarë, miq dhe dashamirë,
Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë nëna/gjyshja jonë Bahtije Idrizi.
Varrimi bëhet me datë 15 Shkurt 2024, ndërsa për kohën ju njoftojmë me kohë.
(Kosova Sot Online)