Hovenier: Përkushtimi i SHBA-ve për popullin e Kosovës është po aq i fortë sa ka qenë

  • A.P /
  • 15 February 2024 - 15:34
Hovenier: Përkushtimi i SHBA-ve për popullin e Kosovës është po aq i fortë sa ka qenë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier dha disa shembuj të ndikimit që pati në partneritet mosdëgjueshmëria e Qeverisë së Kosovës për çështjen e zbatimit të rregullores që e heq dinarin serb nga përdorimi në vend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hovenier tha në një konferencë për media se është shumë e rrallë që në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, SHBA-ja ta kritikojë Kosovën, gjë që ndodhi në mbledhjen e fundit ku kryeministri Albin Kurti mori pjesë.

“Do t’ju jap disa shembuj. Është shumë e rrallë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që Këshilli i Sigurimit përfaqësuesi amerikan të thotë gjëra kritike për një qeveri të Kosovës. Ambasadorja Thomas Greengield e bëri këtë”, tha Hovenier.

Ai përmendi edhe deklaratat e Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, duke kujtuar se ai bën punën që Richard Holbrooke e bënte në vitet ’90 me marrëveshjen e Dejtonit e cila i dha fund luftës në Bosnjë e Hercegovinë.


“Është shumë e rrallë për Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Jim O’Brien tani, por ju kujtoj se sa e rëndësishme është ajo punë kur ne po negocionim datën dhe akordin e detyrës që Ambasadori Holbrooke mbante në këtë kohë si Sekretar i Shtetit për Europën. Pra, Jim O’brien tani mban punën që Rich Holdbrook mbante në mesin e viteve ’90 duke bërë Dejtonin. Pra, për atë individ, shefin e Escobarit, shefin tim, të jepte një intervistë me tonin dhe përmbajtjen që ai dha… Kjo është shumë e rrallë”, tha Hovenier.

“Dhe kështu, mendoj se kjo tashmë reflekton një problem dhe shpresa “jonë është ta ndalojmë këtë”, tha ambasadori amerikan.

Hovenier tha se “përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për popullin e Kosovës është po aq i fortë sa ka qenë ndonjëherë”.

“Ndërsa presim të festojmë të shtunën përvjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, mezi pres të jem i pranishëm për ta festuar atë që është arritur së bashku. Por kjo do të shërbejë vetëm për të nënvizuar deri diku se sa i mundimshëm është ky moment që qeveritë tona nuk duket se po punojnë në partneritet me njëra-tjetrën. Kështu që unë dua të shmang gjëra të tilla”, theksoi Hovenier.

(Kosova Sot Online)