![](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/17/200x200_428409230_853002643298256_2493018405683726235_n1708157724.jpg)
Lexoni edhe:
Deputeti i Bundestagut gjerman Peter Beyer sot ka një urim special për Kosovën
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nga foltorja e Kuvendit të Kosovës ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke nderuar të gjithë ata që sakrifikuan për këtë ditë, transmeton "Kosova Sot Online ".
“17 shkurti është e arritura jonë më e madhe historike. Është reflektim i idealit tonë, i gjyshërve e i stërgjyshërve tanë, i brezave të tërë ndër shekuj, për të ndërtuar shtetin e lirë e të pavarur, në të cilin liritë e të drejtat njerëzore, paqja dhe harmonia janë thelbësore. Republika jonë e re po konsolidohet çdo ditë, duke i nderuar qytetarët e vet dhe emrin e tyre në botë”.
Deputeti i Bundestagut gjerman Peter Beyer sot ka një urim special për KosovënLexoni edhe:
Për qytetarët e Kosovës, Osmani tha se të kesh shtet ka qenë gjithmonë sakrificë e ideal.
“Ky ideal i rrëmbeu zemrat e, shumë herë, edhe jetët e brezave të tërë, të etërve tanë, nënave, motrave e vëllezërve, gjyshërve e stërgjyshërve tanë, të cilën dhanë fort për këtë tokë dhe e mbajtën të ndezur flakadanin e lirisë deri te brezi ynë. E, ne do ta shpiem tutje atë, sepse liria nënkupton për ne vetë karakterin e ekzistencës njerëzore”, tha Osmani.
(Kosova Sot Online )