U rrëzua teksa punonte për krasitjen e pemëve, vdes 58 vjeçari
Një punonjës i Bashkisë Peqin ka ndërruar jetë sot në mënyrë tragjike, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia njofton se 58-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht, teksa punonte për krasitjen e pemëve.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Peqin/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, dyshohet se gjatë punës për krasitjen e pemëve në lagjen “Xhami”, është rrëzuar aksidentalisht, punonjësi i bashkisë, shtetasi F. Rr., 58 vjeç, banues në Peqin. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën, në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”.
(Kosova Sot Online)