
Gjendet i vdekur një person në këtë vend të Kosovës

Raportohet se trupi i një burri 77-vjeçar ëshë gjendur i vdekur në një mal të fshatit Rezallë të Skenderajt, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Atë e gjetën familjarët e tij, në malin që ishte kapluar nga zjarri.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Rreth orës 18:00, është raportuar se në fshatin Rezallë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar. Bazuar në informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tij në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri”.
“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)