![](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/21/200x200_F786C2CA-C8DB-46E5-998E-7032D2280CA7-600x360-1_11708514230.jpeg)
Lexoni edhe:
Raportimi super sekret i Petrit Ajetit në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së
Bashkimi Evropian ka aprovuar sot pakon e 13-të të sanksioneve kundër Rusisë, transmeton "Kosova Sot Online".
Detaje se çka përfshin kjo paketë e sanksioneve ka dhënë Kryediplomati i BE’së, Josep Borrell. Ai tha se paketa e re do të përfshijë afro 200 subjekte dhe individë.
Raportimi super sekret i Petrit Ajetit në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-sëLexoni edhe:
“Me këtë paketë, ne po ndërmarrim më shumë veprime kundër subjekteve të përfshira në anashkalimin e sanksioneve dhe në sektorin e mbrojtjes dhe atë ushtarak”, ka shkruar Borrell. Ndryshe, Presidenca belge e Bashkimit Evropian tha të mërkurën se blloku është pajtuar për paketën e tij të 13-të të sanksioneve kundër Rusisë. “Ambasadorët e BE sapo ranë dakord në parim për një paketë të 13-të të sanksioneve në kuadër të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha presidenca belge në platformën e mediave sociale X, duke e quajtur atë “një nga paketat më të gjëra të miratuara nga BE-ja”.
Paketa do të miratohet formalisht nga blloku para përvjetorit të dytë të fillimit të agresionit rus në Ukrainë, që shënohet me 24 shkurt.
(Kosova Sot Online )