
Lexoni edhe:
Lajm i keq po vjen për Kosovën, 28% e qytetarëve duan të largohen në pjesën e parë të vitit
Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nisur hetimet lidhur me rastin e shtetases ukrainase, e cila u gjet e vdekur mbrëmë në shiritin emergjent të autostradës Ferizaj – Prishtinë. Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se rasti po hetohet në drejtim të veprës penale “Aksident trafiku me fatalitet”, transmeton "Kosova Sot Online ".
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se më 21.02.2024, në autostradën Ferizaj-Prishtinë, rreth orës 19:30, është gjetur pa shenja jete një person-shtetase e huaj (ukrainase) me iniciale O.K. Hetuesit Rajonal të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e saj. Prokuroria me të gjitha institucionet tjera relevante janë duke punuar për zbardhjen e rrethanave të kësaj vdekjeje, dhe rasti është duke u hetuar në drejtim të veprës penale “Aksident trafiku” me fatalitet. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë”, u njoftua nga Prokuroria. Ndryshe, rastin e ka konfirmuar sot Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.
“Patrulla policore gjatë patrullimit, në rrugë-autostradë kanë hasur ne një trup të pajetë të nje viktime femër-shtetase e huaj. Njësitet relevante policore, prokurori dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti ne procedure hetimore”.
(Kosova Sot Online )