![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
“Kosova, vend premtues dhe bashkëpunim”, Katari i interesuar për investime
![“Kosova, vend premtues dhe bashkëpunim”, Katari i interesuar për investime](/uploads/kosova-sot/images/2024/February/23/auto_ZKP-ZKM-22-2-2024-2-600x3601708671251.jpg)
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë priti në takim ambasadorin jorezident të Shtetit të Katarit në Kosovë, Jabor Ali Hussein Al Haëashela Al Dosari, pë rcjell “Kosova Sot Online”.
Zyra e Kryeministrit njoftoi se në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe mundësitë për t’i thelluar ato.
Ambasadori Al Dosari theksoi gatishmërinë dhe vullnetin e tij dhe të Shtetit të Katarit për të thelluar bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën ekonomike.
“Ai shprehu interesim në lidhje me ankandet e energjisë së ripërtëritshme që kanë filluar të zhvillohen në Kosovë. Ambasadori vlerësoi se këto ankande janë një mundësi e mirë konkurruese për bizneset e Katarit”, thuhet në njoftim.
Ambasadori Al Dosari theksoi se Katari e sheh Kosovën si “një vend premtues për investime dhe bashkëpunim të pasur në interes të të dyja palëve dhe bizneseve të tyre”.
(Kosova Sot Online)