​Si po ndërhyn shteti serb në drejtësi, për ta parandaluar arrestimin e Radoiçiqit?

  • E.k /
  • 23 February 2024 - 08:31
​Si po ndërhyn shteti serb në drejtësi, për ta parandaluar arrestimin e Radoiçiqit?

Duke folur për sulmin terrorist në Banjska, në shtator të vitit të kaluar, kur u vranë tre serb dhe një polic i Kosovës, për të cilin regjimi në Beograd u etiketua gjerësisht si organizator, dhe Milan Radoiçiq, nënkryetar i atëhershëm i Listës Serbe, si kryesuesi i “punëve”, presidenti i Serbisë dy ditë më parë tha se organet kompetente do të ngrenë kallëzime kundër njerëzve në Banjskë për vepra penale “për shembull shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

“E si mund t’i akuzojmë për ndonjë vepër tjetër penale kur do të dalin dhe do të thonë ‘mirë’, ne e bëmë punën tonë, sepse sipas Rezolutës 1244 është e Serbisë dhe sipas asaj rezolute duhet të ishin 1000 ushtarë dhe policë që nuk u lejuan, duhej të mbronim vendin tonë’. Dhe çfarë do t’u themi atyre? Për këtë do të dënoheni? Ose do të pranojmë që Kosova është shtet i pavarur dhe do t’i dënojmë nga ai këndvështrim”, tha Vuçiq.

Lexo Edhe:

Ndalni dhimbjen e kyceve në 3 ditë me këtë metodë të thjeshtë

Ukrainasja që u gjet e vdekur, erdhi në Kosovë nëntorin e vitit të kaluar

Kujtojmë se kërkesa që Milan Radoiçiq, i cili pesë ditë pas sulmit në Banjska (më 29 shtator 2023) dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe dhe pranoi se ishte përgjegjës për sulmin në Banjskë, të arrestohet dhe të ndiqet penalisht vjen gjithnjë e më shumë nga përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-së.

E fundit në serinë e “presioneve” ishte nga senatorja amerikane Jeanne Shaheen, e cila javën e kaluar në Mynih, gjatë një konference për sigurinë ku mori pjesë Aleksandar Vuçiq, kërkoi arrestimin e Milan Radoiçiqit.

(Kosova Sot Online)