Kjo është vajza që vrau dhe varrosi babain e saj, donte ta fejonte pa dëshirën e saj
Mediat në Shqipëri kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Durrës, ku një 19-vjeçare vrau dhe varrosi babain e saj në oborrin e shtëpisë.
Autorja është identifikuar si Hygerta Meta, e cila është arrestuar, ndërsa viktima është Pëllumb Meta.
Sipas informacioneve të Policisë së Durrësit, fillimisht familjarët kanë bërë kallëzim në policisë duke deklaruar të humbur 50-vjeçarin.
Por më pas policia ka gjetur trupin e pajetë të 50-vjeçarit i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri dhe është varrosur brenda rrethimit të shtëpisë nga vajza e tij.
(Kosova Sot Online)