![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
Gjermania vendos, e legalizon kanabisin
![Gjermania vendos, e legalizon kanabisin](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/18/auto_gjermania-780x439-1-600x360-11700295350.jpg)
Gjermania i është bashkuar një grupi të vogël shtetesh dhe juridiksionesh që kanë legalizuar kanabisin, pasi Bundestagu miratoi një ligj që u lejon individëve dhe shoqatave vullnetare për të kultivuar dhe për të poseduar sasi të kufizuar të kësaj droge, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ligji, që u miratua nga koalicioni i përbërë prej tre subjekteve politike i kancelarit Olaf Scholz, legalizon kultivimin deri në tri bimë për përdorim privat dhe posedimin e 25 gramëve kanabis.
Prodhimi i kanabisit në shkallë të madhe, por pa qëllime komerciale, do të lejohet për anëtarët e të ashtuquajturave klube të kanabisit. Këto klube nuk mund të kenë mbi 500 anëtarë dhe që të gjithë duhet të jenë në moshë madhore. Vetëm anëtarët e klubeve mund të konsumojnë produktet e tyre.
“Ne kemi dy qëllime: të shtypim tregun e zi dhe të përmirësojmë mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve”, tha ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, në nisje të debatit në Parlament.
(Kosova Sot Online)