Pas 10 muajsh shërbim në Kosovë ushtarët amerikanë kthehen në shtëpi
Garda Kombëtare e Ushtrisë Amerikane ka njoftuar se në SHBA janë kthyer ushtarët amerikanë pas 10 muajsh qëndrim në Kosovë në përkrahje të Operacionit të Përbashkët Mbrojtës në kuadër të misionit paqësor të KFOR-it, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Mirë se vini në shtëpi”, ka shkruar Garda Kombëtare duke bashkëngjitur edhe disa fotografi të ushtarëve amerikanë gjatë momenteve të takimit me familjarët e tyre.
Ushtarët kanë qenë nga Garda e “Rhode Island National Guard”.
Vetë kjo Gardë ka bërë me dije se ushtarët amerikanë janë batalioni i parë i regjimentit 126 të aviacionit dhe janë kthyer më 21 shkurt në shtëpi pas qëndrimit 10 mujor në Kosovë.
Welcome home! @RINationalGuard Soldiers recently returned from a 10-month deployment to Kosovo in support of Operation Joint Guardian, a @NATO peacekeeping mission under @NATO_KFOR.
— National Guard (@USNationalGuard) February 23, 2024
📸https://t.co/1z9JtwdQWz pic.twitter.com/i2ml8q6RDC
(Kosova Sot Online)