Lexoni edhe:
Shpërthen Haziri i LDK-së: Kurti si opozitar kudo që ka shkuar ka folë zi e terr për LDK-në, për Rugovën e familjen
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, bashkë me përfaqësues qeveritar, shoqëria civile, mediat dhe komuniteti ndërkombëtar kanë shënuar dy vjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia, organizim ky në të cilin është parë edhe filmi dokumentar i nominuar për çmimin Oscar “20 Days in Mariupol”, transmeton "Kosova Sot Online ".
Hovenier në fjalën e tij ka thënë se në këtë film bëhet fjalë për rrëfimin tronditës të gazetarëve të cilët ishin bllokuar në Mariupol pas sulmit të Rusisë.
“Ne dëgjuam gjithashtu nga gazetarja ukrainase Liudmyla Makei dhe historiani publik amerikan Jason Steinhauer për kërcënimin e vazhdueshëm që pushtimi rus paraqet për paqen dhe prosperitetin global. Së bashku, ne qëndrojmë në solidaritet me popullin trim të Ukrainës ndërsa ata vazhdojnë luftën e tyre për liri, demokraci, pavarësi dhe integritet territorial.”, ka shkruar Hovenier.
(Kosova Sot Online )