Bajqinovci në Veri: Kosova po forcohet, u vendosen targat, dinari po largohet
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, është parqitur sot me një video nga Veriu i vendit, në afërsi të një prej bizneseve të Milan Radojiçiq në Mitrovicë të Veriut që ishte bastisur kohë më parë nga Policia e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Deputeti i VV-së ka thënë se Kosova po forcohet edhe në Veri të vendit, pasi janë vendosur targat RKS, banorët e asaj pjese janë pajisur me dokumente të Kosovës dhe dinari po largohet.
“Shteti i Kosovës po forcohet edhe në këtë pjesë të territorit duke e shtrirë sovranitetin. U vendosën targat RKS, banorët e veriut janë pajisur me dokumente të Kosovës dhe dinari po largohet”, dëgjohet tek thotë Bajqinovci.
Pasuria marramendëse e kryeterroristit Milan Radojçiq në Veriun e Mitrovicës. pic.twitter.com/5mauzOmkAo
— Mefail Bajqinovci (@MBajqinovci) February 24, 2024
(Kosova Sot Online)