
Faton Peci sheh nga afër një plantacion me mjedra të mbjellura sipas standardeve të BE-së

Ministri i Buqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se dje se teksa ishte duke shkuar për vizitë në Llapashticë tek një përfitues i grantit ka parë të ngritur një plantacion shembull me mjedra sipas standardeve të Bashkimit Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.
Peci tha se ky investim ishte i mundësuar nga Ministria e Bujqësisë.
Tutje, Peci ka shkruar se jjo është rezultat i punës transparente.
Postimi i tij:
Sot rrugës për vizitë në Llapashticë, tek një përfitues i grantit pashë të ngritur një plantacion shembull me mjedra sipas standardeve të Bashkimit Evropian.
Kur u afrova, pashë se ky investim i vitit 2023 ishte mundësuar nga Ministria e Bujqësisë.
Këta dy përfitues të granteve në pak metra distancë mes tyre që të përbashkët kanë implementimin shembullor, etik dhe meritor, bën që të ndihesh krenar.
Shumë ëndrra të realizuara e më kryesorja ëndrra për t’i kontribuar Kosovës anë e kënd me shembuj pozitive e të prekshëm.
Kjo është veçse rezultat i punës transparente, me faqe të bardhë duke u bazuar vetëm në themelin e meritokracisë.
(Kosova Sot Online)