Prokuroria fillon hetimet për aksidentin me fatalitet

  • A.P /
  • 26 February 2024 - 17:43
Prokuroria fillon hetimet për aksidentin me fatalitet

Raportohet se një këmbësor ka humbur jetën sot në Prishtinë, pasi që është goditur nga vetura, në afërsi të Ministrisë së Arsimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka deklaruar se po kryhen hetimet në bashkëpunim me Policinë dhe kanë çuar në inicimin e një rasti penal “Rrezikimi i Trafikut Publik” me fatalitet.

“Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitë relevante. Në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor, ku nga plagët e marra këmbësori ka ndërruar jetë. Prokurori i Shtetit ka iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet), derisa viktima do t’i nënshtrohet obduksionit në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prokuroria në koordinim me policinë janë duke ndërmarrë veprime hetimore, andaj për veprimet e tjera karshi këtij rasti do të njoftoheni me kohë”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)