Osmani pritet në Tiranë nga Rama dhe Zelensky
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tashmë ka arritur në Tiranë ku do të mbahet Samiti për Ukrainën, përcjell “Kosova Sot Online”.
Vjosa Osmani është pritur në Tiranë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Para mediave, Osmani tha se Kosova mbështet Ukrainën dhe popullin e saj.
“Rusia është duke bërë invazion ilegal ndaj Ukrainës dhe ne këtë e kemi kundërshtuar duke i vendosur sanksione Rusisë dhe duke Ukrainën, këtë do ta bëjmë edhe tash e tutje. Sot në Samit do të falas për hapat konkret që Kosova po i ndërmerr në këtë drejtim së bashku me aleat dhe do të jemi këtu deri në fitoren e Ukrainës”, u shpreh Osmani.
(Kosova Sot Online)