Alicia Kearns angazhohet edhe për situatën në BeH

  • 28 February 2024 - 12:41
Alicia Kearns angazhohet edhe për situatën në BeH

Në Parlamentin e Britanisë së Madhe do të mbahet sot një pritje zyrtare me rastin e Ditës së Pavarësisë së Bosnjë-Hercegovinës, ku pritet të marrin pjesë një numër i madh i deputetëve britanikë.

Pritja organizohet nga BH UK Network, në bashkëpunim me patronatin e saj, Alicia Kearns, deputete e Parlamentit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Parlamentarja britanike Alicia Kearns tha se është e lumtur që për të tretin vit organizon kremtimin e Ditës së Pavarësisë së Bosnjës dhe Hercegovinës në Parlamentin Britanik.

“Kjo ngjarje u jep parlamentarëve mundësinë të mësojnë më shumë për Bosnjën dhe të festojnë këtë ditë më të rëndësishme së bashku me BH UK Network. Edhe pse do të shijojmë ushqimin dhe kulturën tradicionale boshnjake, ajo gjithashtu u jep parlamentarëve një mundësi për të mësuar rreth sfidave të sotme dhe për t’u ri përkushtuar përpjekjeve të Britanisë për të mbështetur sovranitetin dhe pavarësinë e Bosnje dhe Hercegovinës” – tha Kearns, raportoi Rrjeti BH UK.

Image

(Kosova Sot Online )