Vëllai i Lirdona Ademajt: Sot tre muaj që kur na e kanë vrarë Liridonen tonë, dhimbja sa vjen e shtohet

  • E.k /
  • 29 February 2024 - 12:48
Vëllai i Lirdona Ademajt: Sot tre muaj që kur na e kanë vrarë Liridonen tonë, dhimbja sa vjen e shtohet

Sot janë bërë tre muaj nga vrasja e Liridona Ademajt, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vëllai i saj, Leonard Ademaj, ka shkruar se dhimbja e tyre sa vjen e shtohet, duke thënë se mbajnë shpresë që drejtësia nuk do të vonojë.

Pas kthimit në rigjykim të rastit të Marigona Osmanit, Ademaj ka thënë se shpreson që rasti i Liridonës dhe rastet tjera të gjykohen shpejtë dhe pa gabime.

Postimi i plotë:

Sot tre muaj që kur se na e kanë vrarë Liridonen tonë.

Dhimbja sa vjen e shtohet e neve na mban shpresa që drejtësia nuk do të vonojë.

Derisa e vajtojmë vajzën dhe motrën tonë, me dhimbje të thellë po i ndjekim informacionet për gjykime të vrasjeve të vajzave që janë bërë me gabime që çojnë në rigjykime apo edhe për raste kur gratë janë abuzuar fizikisht dhe dhunuesit enden të lirë ose reklamohen publikisht.

Ne bashkëndjejme me të gjitha viktimat dhe familjarët e tyre. Shpresojmë që rasti i Liridonës dhe rastet tjera do të gjykohen shpejtë dhe pa gabime.

Vrasësit e grave e kanë vendin në burg, të mbyllur dhe larg syrit të publikut.

Me respekt,

Familja Ademaj

(Kosova Sot Online)