Pasi dyshohet se sulmoi një gazetar ndalohet një person
Gjatë ditës u raportua për sulm ndaj një gazetari në Pejë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Siç raportuan mediat lokale, gazetari i “Peja në Fokus” u sulmua dhe u fye nga një person.
Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, tha se personi i dyshuar është ndaluar.
“Është ndaluar personi i dyshuar për veprën penale “sulmi”, në kohëzgjatje prej 48 orësh”, tha Nikçi.
(Kosova Sot Online)