Musliu-Shoshi: Nëse PDK vjen në pushtet, s’kemi çare pa e implementu Asociacionin e Albin Kurtit
Deputetja Ariana Musliu-Shoshi, tha se nëse PDK-ja vjen në pushtet do të jetë e detyruar ta implementojë “Asociacionin e Albin Kurtit”, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kjo pasi ajo thotë se “kjo është marrëveshje ndërkombëtare”.
“Ne Asociacionin të cilin e ka pranu Albin Kurti nëse vimë në pushtet nuk kemi asnjë çare pa e implementu në mënyrën siç e ka pranu Albin Kurti, sepse është marrëveshje ndërkombëtare, pavarësisht që ai thotë jo Vuçiqi s’po e nënshkruan”, ka thënë ajo.
(Kosova Sot Online)