Lexoni edhe:
Kurti: Kërcënimit ndaj sigurisë nga Serbia, BE-ja dhe NATO-ja duhet t’i përgjigjen me anëtarësimin e Kosovës
Ditëve të fundit, është raportuar se Rusia ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për disa zyrtarë të njësive elite të Policisë së Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se janë informuar zyrtarisht për fletarrestin ndërkombëtar ndaj komandantit të njësisë speciale, Besart Ahmeti, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ai tha se nga Rusia nuk pritet asgjë mirë, por kjo siç tha Sveçla, nuk është brengë e tij e as Ahmetit.
"Prej Rusisë nuk pritet asgjë mirë, Besarti është mirë... e dimë, e kemi informatën zyrtare por nuk është ajo brenga as e imja, as e Besartit", deklaroi Sveçla para mediave.
Fletarrestet e Rusisë ndaj pjesëtareve të Policisë së Kosovës vijnë pak muaj pas ngjarjeve të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë dhe si kundërpërgjigje ndaj flet-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i për kryekriminelin serb të veriut, Milan Radojçiq dhe disa pjesëmarrës të tjerë në sulmin terrorist në Banjskë. Megjithëse pretekst është marrë pjesëmarrja e tyre në vitet e fundit në aksionet e Policisë për vendosjen e rendit dhe ligji në veri të Kosovës, përfshirë arrestimin e një shtetasi rus më 2019, për barrikadat në veri.
Me lëshimin e këtij fletarrestimi, Rusia ka kërkuar që këta zyrtarë policorë kosovarë të futen në listën e kërkimit të INTERPOL-it.
(Kosova Sot Online )