Hovenier: Shpresa ime është Qeveria Kurti të dëgjojë këshillat e dhëna
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier në kuadër të konferencës ”Urëzimi i Ballkanit Perëndimor: Diplomacia Parlamentare për Sigurinë Rajonale dhe Integrimin Euro-Atlantik”, ka thënë se shpreson që Qeveria të dëgjojë këshillat që i janë dhënë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Kemi një pikë tjetër, për popullin dhe qeverinë e Kosovës që të vendosë. Bashkësia ndërkombëtare do qartazi që Kosova të avancojë në rrugën evropiane, pra kemi krijuar kushte për të arritur këtë dhe mënyra e vetme për ta arritur këtë është përmes dialogut të fasilituar nga BE/. U përmendën shume “D”, pra kjo “D” është shumë e madhe. Ne shpresojmë që të shohim përpjekje të ripërtërira për të ecur përpara. Jam i vetëdijshëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe fasilitatorëve, disa thonë që Serbia do të shfrytëzojë rastin që ta zvarritë progresin e Kosovës, nuk do ta sfidoj këtë si mundësi por ajo që mund të them është se strategjia më e mirë për Kosovën në rrethana të tilla është që të bëjë gjithçka që mundet për të treguar vullnet të vazhdueshëm, energji, kreativitet, përkushtim të vazhdueshëm dhe implementim të obligimeve që i ka marrë që i ndihmon procesit të shkojë përpara dhe besoj që të jetë e mundur. SHBA nuk mund të vendosë se kush mund të jetë shtet kandidat i BE’së. NATO e ka rolin e vet dhe duam të avancojë, duam t’i ndihmojmë Kosovës dhe duam që edhe Kosova të na ndihmojë përmes argumenteve të mira, shmangies të rrethanave se si të jesh avokat efektiv. Shpresa ime është Qeveria të dëgjojë këshillat e dhëna por duhet të jetë advokat më efektiv”, tha Hovenier.
(Kosova Sot Online)