Bajrami: Albin Kurti po bën lojëra në Veri
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka deklaruar se kryeministri Kurti po bën “lojëra” në Veri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Z.Kurti është duke bërë lojëra në veri dhe është duke luajtur me emocione dhe me populizëm patriotik. Përndryshe pikën e sovranitetit atje s’e ki”, tha Bajrami në Pressing.
“Për herë të parë, qeveria e Kosovës shihet me veprimet e veta sikur qeveri kundër komunitetit serb. Mua nuk më vjen mirë që është portretizu si e tillë”, u shpreh ajo.
“Nuk po ka shtrirje të sovranitetit, nuk mbahen territoret me ushtri e polici”, tha ajo.
(Kosova Sot Online)