![Berisha - Kurtit: Dy rrugë i ke, bone shumicën dhe krijo qeverinë, ose dil në opozitë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/07/200x200_beke-berisha1680872298.jpg)
Drenas: Dyshohet se e sulmoi seksualisht një të mitur në shtëpinë e tij, arrestohet një burrë
![Drenas: Dyshohet se e sulmoi seksualisht një të mitur në shtëpinë e tij, arrestohet një burrë](/uploads/kosova-sot/images/2023/November/18/auto_LAJMI_I_FUNDIT1700293831.jpg)
Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Drenas, nën dyshimin se i njëjti ka sulmuar seksualisht një të mitur, derisa e njëjta ishte në shtëpinë e tij, përcjell “Kosova Sot Online”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“SULM SEKSUAL – Gllogoc 04.03.2024-22:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare – e mitur, derisa viktima ishte në shtëpinë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima pas intervistimit në prezencë edhe të punëtorit të QPS-së, do të dërgohet për ekzaminime mjekësore. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)