Raporti për personin që ra në lumin Morava, në trupin e viktimës nuk vërehet ndonjë plagë përveç disa gërvishtjeve të vogla

  • E.k /
  • 06 March 2024 - 10:06
Raporti për personin që ra në lumin Morava, në trupin e viktimës nuk vërehet ndonjë plagë përveç disa gërvishtjeve të vogla

Një person ka vdekur dje, pasi dyshohet se ka rënë në lumin Morava, në afërsi të pikës Kufitare “Dheu i Bardhë”, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë, viktima është nxjerrë pa shenja jete nga lumi, ndërkaq mjeku kujdestar ka konstatuar se i njëjti nuk ka pasur plagë përveç disa gërvishtjeve të vogla.

“PKK Dheu i Bardhë 05.03.2024 – 15:50. Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ka qenë buzë lumit Morava ka rënë në lum. Viktima është nxjerrë pa shenja jete nga lumi. Sipas mjekut në trupin e viktimës nuk vërehet ndonjë plagë përveç disa gërvishtjeve të vogla që dyshohet se janë shkaktuar gjatë bartjes nga uji”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa rasti është në hetime.

(Kosova Sot Online)