Lexoni edhe:
Shtyhet seanca në Apel ndaj ish-ministrit Rikalo dhe të tjerëve
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci së bashku me komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari kanë bërë homazhe në Prekaz. Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci njoftoi se më pas ishin në kullë ku u pritën nga Rifat Jashari, transmeton "Kosova Sot Online".
“Për të arritur te liria duhej të ishim bashkë të gjithë por përveçse të bashkuar duhej një fanar që të na ndriqojë rrugën. Ishte UÇK-ja, ishin Jasharajt ata që na bënë bashkë dhe na ndriquan rrugën duke na prirë përpara drejt luftës çlirimtare, rrjedhimisht drejt lirisë.”, ka shkruar ai.
Shtyhet seanca në Apel ndaj ish-ministrit Rikalo dhe të tjerëveLexoni edhe:
Më tej, ai tha se datat 5, 6 dhe 7 mars shënojnë kthesën më të madhe historike të popullit tone duke u shprehur se një ngjarje e tillë do të mbetet në kujtesën e lavdishme.
“Datat 5, 6 dhe 7 mars, shënojnë kthesën më të madhe historike të popullit tonë, shënojnë sakrificën më sublime për liri dhe atdhe, prandaj do të mbetën përherë në kujtesën e lavdishme të popullit tonë. Lavdi dhe nderime për të rënët!”, tha ai.
(Kosova Sot Online )