![Mustafa: Abdixhiku ka marrë mbi 85% të votave të partisë](/uploads/kosova-sot/images/2024/November/01/200x200_lumirabdixhiku-600x3601730462381.jpg)
Xhaferi: Çështja e rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt BE-së, nuk lidhet me raportet Kosovë-Serbi
![Xhaferi: Çështja e rrugëtimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt BE-së, nuk lidhet me raportet Kosovë-Serbi](/uploads/kosova-sot/images/2024/January/29/auto_xhaferi1706517914.png)
Kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Talat Xhaferi, tha se rrugëtimi i i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, nuk ka të bëjë aspak me çështjen e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Çështja e rrugëtimit tonë Maqedoni dhe Shqipëri për Unionin Evropian nuk është çështje e pengesës së raporteve Kosovë-Serbi, janë çështje e punëve tona, detyrave të shtëpisë që ne duhet t’i kryejmë, kështu që ne nuk e shohim këtë punë kështu dhe nuk është aspak çështja e raporteve Republika e Kosovës – Republikës së Serbisë pengesa për rrugëtimin tonë. Pengesa për rrugëtimin tonë është vetvetja jonë, janë punët e pa kryme tona”, tha Xhaferi.
“Ne kemi obligim të bëjmë ndryshime kushtetuese dhe shtimin e pjesës së popujve që jetojnë në Maqedoni, përfshirë edhe atë bullgare, të jenë pjesë e preambulës në Kushtetutë. Republika e Shqipërisë ka tjera obligime kundrejt asaj që ka verifiku dhe ka vlerësu institucionet përkatëse të Unionit Evropian, kështu që nuk janë ndërlidhura me këtë situatë”, tha Xhaferi.
(Kosova Sot Online)