![Dy vajza arrestohen pasi tentuan të fusin marihuanë në Dubravë](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/12/200x200_auto_burgu-dubraves-1-657x350_1546871068-688492015468713221694511793.jpg)
22-vjeçarja e godet me thikë bashkëshortin e saj në Sarandë
![22-vjeçarja e godet me thikë bashkëshortin e saj në Sarandë](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/14/auto_Shiriti-i-Policise-se-Kosoves-scaled-11686726928.jpg)
Një 22-vjeçare në Sarandë dyshohet se e ka goditur me thikë bashkëshortin e saj 28-vjeçar, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Në njoftim thuhet se i riu është jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, Policia arrestoi autoren e ngjarjes, ndërkohë që materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në lagjen nr. 2, ku shtetasja H. Z. dyshohet se goditi me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasen H. Z., 22 vjeçe.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(Kosova Sot Online)