Për agresionin rus kundër Ukrainës një Tribunal Special
Ministria e Punëve të Jashtme të Austrisë ka njoftuar se sot në Vjenë janë takuar 100 ekspertë ligjorë për të diskutuar se sit ë themelohet një Tribunal Special për krimet e Agresionit kundër Ukrainës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Siç thuhet në njoftim, gjërat s’mund të vazhdojnë si zakonisht dhe se agresioni rus nuk do të kalojë pa u ndëshkuar.
“Sot, 100 ekspertë ligjorë u takuan në Vjenë për të diskutuar se si të krijohet një Gjykatë Speciale për Krimin e Agresionit kundër Ukrainës. Nuk mund të ketë punë si zakonisht: agresioni i Rusisë nuk do të mbetet i pandëshkuar! Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, thekson njoftimi.
(Kosova Sot Online)