Lexoni edhe:
Gjyqtarët spanjollë nuk i besojnë Bellinghamit, e kanë futur në ‘listën e zezë’
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka mbajtur të enjten një fjalim të zjarrtë në një seancë të përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Biden s’ka ngurruar që të flasë me tone të larta dhe ta godasë edhe foltoren, transtemot "Kosova Sot Online".
Ashpërsia e mënyrës se si Joe Biden iu është drejtuar të pranishmëve ka zënë vend në raportimet e mediave më të mëdha të botës.
Biden ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme ish-presidentin Trump duke iu referuar atij si “paraardhësi im”. Biden e ka përmendur këtë shprehje 13 herë në fjalimin që ka zgjatur më shumë se një orë.
Gjyqtarët spanjollë nuk i besojnë Bellinghamit, e kanë futur në ‘listën e zezë’Lexoni edhe:
“Tani paraardhësi im, një ish-President republikan, i thotë Putinit, po e citojë, ‘Bëj çfarë të duash’”, tha Presidenti Biden. “Unë mendoj se kjo është e rrezikshme dhe e papranueshme.”, ka thënë Joe Biden.
Presidenti amerikan ka akuzuar kundërshtarin e tij të mundshëm zgjedhor për “përkulje” ndaj Rusisë dhe e kritikoi atë për trazirat e Kapitolit.
Mes tjerash Presidenti Biden i bëri thirrje Kongresit që të miratojë fonde shtesë për të ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë. Ai kishte gjithashtu një mesazh për Putinin: “Mesazhi im për presidentin Putin, të cilin e njoh për një kohë të gjatë, është i thjeshtë. Ne nuk do të largohemi. Ne nuk do të përkulemi. Unë nuk do të përkulem.”
“Putini i Rusisë është në marshim, duke sulmuar Ukrainën dhe duke mbjellë kaos në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Nëse dikush në këtë dhomë mendon se Putini do të ndalet në Ukrainë, unë ju siguroj se ai nuk do të ndalet. Por Ukraina mund ta ndalë Putinin nëse ne e mbështesim Ukrainën me armët që i nevojiten për t’u mbrojtur. Kjo është gjithçka që kërkon Ukraina. Ata nuk po kërkojnë ushtarë amerikanë. Në fakt, nuk ka ushtarë amerikanë në luftë në Ukrainë. Por tani ndihma për Ukrainën po bllokohet nga ata që duan që ne të tërhiqemi nga roli udhëheqës në botëror”, ka deklaruar Presidenti Biden.
Atmosfera në dhomën e Dhomës së Përfaqësuesve ishte e zhurmshme nganjëherë, me brohoritje të forta nga demokratët dhe zhurma nga disa republikanë.
(Kosova Sot Online )