Elshani: KQZ u shndërrua në agjenci të Presidencës e pushtetit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin-Potok, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Këtë vendim të marrë nga KQZ e ka kundërshtuar përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, i cili tha se KQZ nga një institucion i pavarur kushtetues sot u shndërrua “në një agjenci të Presidencës, MAPL-së dhe vegël e pushtetit”.
Sipas tij, data e votimit do duhej të caktohej nga Presidentja e vendit, e “assesi nga KQZ”.
Vendimi i sotëm është në Kundërshtim me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjit për Zgjedhjet Lokale, Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe mandatin Kushtetues të KQZ”, ka shkruar Elshani.
(Kosova Sot Online)