Zhduket për 8 mars një femër nga ky vend i Kosovës

  • A.P /
  • 08 March 2024 - 19:55
Zhduket për 8 mars një femër nga ky vend i Kosovës

Raportohet se ndihmën e Policisë e ka kërkuar një grua në Skenderaj, e cila ka raportuar se motra e saj është larguar nga shtëpia paraditen e së mërkurës dhe më s’është kthyer, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Media mëson se motra ka njoftuar se gjatë gjithë kësaj kohe kanë provuar që të kontaktojnë me 36-vjeçaren, mirëpo ajo nuk është lajmëruar dhe nuk dinë gjë për fatin e saj.

Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.

Denoncimi i motrës ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

(Kosova Sot Online)