Lushtaku u dërgua në zyret e EULEX dhe iu konfiskua telefoni, ja çka tha avokati i tij
Nënkryetari i Komunës së Skenderajt dhe kryetari i Degës së PDK’së në këtë komunë, Sami Lushtaku, është ftuar mbrëmë në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Avokati i tij, Artan Qerkini, njoftoi se Lushtakut i është konfiskuar telefoni nga Specialja, teksa shtoi se ai nuk është i dyshuar dhe nuk ka pasë urdhërarrest.
“Ky veprim bie ndesh me ligjin. Sami Lushtaku nuk e ka statusin e të dyshuarit, prandaj atij i është cenuar privatësia pasi i është marrë telefoni”, ka thënë avokati, duke paralajmëruar ankesë në Dhomat e Specializuara.
Ndërkohë, Lushtaku nuk është deklaruar para mediave se për çfarë arsye është intervistuar. Ai është larguar nga zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë me veturën e tij.
(Kosova Sot Online)