Ftesa nga EULEX-i dhe konfiskimi i telefonit i Sami Lushtakut, reagon djali i tij
Sami Lushtaku, të premten është dërguar tek zyrat e EULEX-it në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Pas daljes nga EULEX, avokati i Lushtakut, Artan Qerkini, ka bërë të ditur se Lushtakut i është konfiskuar telefoni, gjë të cilën e ka quajtur si të kundërligjshme.
Pas kësaj ngjarje me Sami Lushtakun e që duket se është e ndërlidhur me Gjykatën Speciale, ka reaguar sot djali i Lushtakut dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mergim Lushtaku, ku ka shkruar se janë krenar me të.
(Kosova Sot Online)