Pesë persona nga Gjermania e Kosova, dyshohen për sulm seksual ndaj një gruaje në Spanjë

  • E.k /
  • 09 March 2024 - 15:22
Pesë persona nga Gjermania e Kosova, dyshohen për sulm seksual ndaj një gruaje në Spanjë

Policia e Spanjës ka arrestuar pesë burra në Marbella, midis 19 dhe 33 vjeç, nën dyshimin për përfshirje në një sulm seksual në grup të një vajze 26-vjeçare. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 5 mars në një hotel ekskluziv me pesë yje në këtë qytet në bregdetar të Spanjës.

Siç dyshohet, bëhet fjalë për një vajzë me orgigjinë nga Mongolia, të cilën ky grup prej pesë personash, gjerman e kosovarë, kishin planifikuar ta çonin në një hotel ku po qëndronin, për të abuzuar më pas me të seksualisht.

Alarmi është ngritur nga një punëtore e hotelit e cila e ka parë vajzën në fjalë duke dalë nga dhoma dhe duke qarë. Në një bisedë për El Mundo, ajo ka treguar se e ka parë këtë vajzë teksa vrapon poshtë shkallëve. E shqetësuar për gjendjen në të cilën e kishte parë të renë, punëtorja i tha shefit të saj se çfarë kishte ndodhur dhe ata u përpoqën ta gjenin. Gruaja ishte larguar nga objekti dhe ata nuk mundën ta gjenin.

Pas pak momentesh në hotel kishin arritur disa agjentë të cilët kishin hyrë në dhomë dhe kishin bërë arrestimet e para.

Mbërritën disa agjentë, hynë në dhomë dhe bënë arrestimet e para.

Siç shkruan gazeta spanjolle, hetimi mbetet i hapur dhe të arrestuarit janë vënë në dispozicion të Gjykatës Hetimore numër 1 në Marbella.

Tashmë hetuesit, të cilët kanë biseduar me dëshmitarët dhe kanë kërkuar pamje nga kamerat e hotelit – po fokusohen në përcaktimin e shkallës së pjesëmarrjes në ngjarjet që mund të ketë pasur secili prej të dyshuarve.

Këta persona janë liruar me dakordim të prokurorisë dhe mbrojtjes dhe të gjithë ata hetohen lidhur me dyshimet e sulmit seksual dhe dy kanë detyrimin të paraqiten periodikisht përpara konsullatës spanjolle të qytetit gjerman ku banojnë.

Drejtoria e hotelit ka shprehur shqetësimin e saj për atë që ka ndodhur, por ka refuzuar të bëjë asnjë lloj deklarate në lidhje me këtë për të mos ndërhyrë në veprimet që po kryen policia për zbardhjen e asaj që ka ndodhur. Gjithashtu, ata kanë ripërsëritur gatishmërinë e tyre të plotë për të bashkëpunuar me autoritetet që në momentin e parë.

(Kosova Sot Online)